Të tjera detaje dalin në dritë nga skema e abuzimit që çoi pas hekurave 2 punonjës të IMT-së në Tiranë, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim, nën akuzën e ryshfetit. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se 4 punonjës të IMT kanë konstatuar një tendë pa leje në një objekt në zonën e kombinatit.

Pasi kane kryer procedurën duke i theksuar se ishte pa leje dhe do të prishej, njëri prej tyre është rikthyer sërish dhe i ka kërkuar pronarit 1 mijë euro, në mënyrë që mos të prishej tenda. Pronari i objektit ka lajmëruar policinë të cilët kanë bërë vënien në ndjekje të 4 të dyshuarve.

Më pas uniformat blu i kanë dhënë pronarit te objektit paratë me numër serie që të t’ua jepte punonjëseve të IMT, në mënyrë që të dokumentohej ryshfeti.

Pasi pronari ka dhënë paratë, Geraldo Fuçia dhe Klajdi Zhilla kanë shkuar në një lokal dhe kanë tentuar që t’i fshehin, para me numrin e serisë i janë lënë banakierit të lokalit.

Fillimisht policia ka kontrolluar ambientin e brendshëm, por kanë gjetur një telefon dhe një shumë tjetër parash, por që nuk ishin ato me numra seria pasi kanë këqyr kamerat e lokalit dhe kanë parë veprimet, uniformat blu dhe kanë konstatuar se parat janë lënë tek banakieri i ambientit të jashtëm.

Aktualisht në pranga është vënë vetëm Geraldo Fuqia, ndërsa Klajdi Zhilla është në kërkim. Dy punonjësit e IMT dyshohen për veprën penale të korrupsionit pasiv. Edmond Çela është liruar sepse nuk ka rezultuar sipas pamjeve filmike të ketë marrë para.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: