Vëllai i së miturës në Babrru, të abuzuar seksualisht fillimisht nga 65-vjecari Abas Doku, roje në shkollën e saj dhe fqinj i tyre tregon detaje shokuese për publikun.

I ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, me moderatore Evis Ahmetin, vëllai tha se e mitura ishte abuzuar që në klasën e 7-të nga Abasi, por jo vetëm kaq, Ai thotë se i moshuari dhe disa të rinj kanë abuzuar me të edhe në grup.

Është fqinji juaj?
Vëllai: Jetojmë 30 metra larg, jetonte përballë nesh Abasi

Kur e keni marrë vesh?
Vëllai: E mora vesh kur erdhi një video në telefonin e kunatit

Si e njihni familjen e tij?
Vëllai: Familja është në rregull, po ky nuk është në rregull

Kur keni kontaktuar me ta?
Vëllai: Kur dolën fotot, unë dhe babi shkuam dhe fjalët vinin në lagje e qarkullonin, por ne se besonim. Vec kur dolën foto..Kam dashur ta takoj atë por ai largohej

Po motrëm e pyetët?
Vëllai: Ajo rrinte, nuk fliste, tani në fund fare e ka treguar këtë videon..

Ti kur more videon u grinde?
Vëllai: Po u grindëm dhe ajo tregoi

Në shkollë shkonte rregullist?
Vëllai: Ajo nuk kishte shkuar për një javë në shkollë vec qante, nuk tregonte gjë

Pse nuk e morët seriozisht gjendjen e saj?
Vëllai: Ajo nuk merr vesh edhe me e rraf, por ne vec fjalë kemi bërë me të, ajo nuk hapej se të tjerët i bënin presion

Cfarë thotë famiolja e tij për këtë gjë?
Vëllai: Djali e ka nxjerrë nga shtëpia babain e tij, ai jetonte në një barakë, punonte roje nate në Paskuqan.

Kur treguat videon cfarë i thatë?
Vëllai: Ky na tha që e kanë abuzuar ca cuna të rinj. Ne e dime qe kane abuzuar në grup bashkë me rojën, roja para këta pas, ky i shtynte njerëzit e tjerë. Ka edhe biseda ku këta flasin.

Ku ndodhnin këto?
Vëllai: Në një magazinë të prishur në Babrru

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb