TIVAR – Mediat malazeze kanë sjellë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Edmond Mustafës në Tivar, për të cilin thonë se është pjesëtar i një bande kriminale.

Mustafa është ekzekutuar pranë një banke tregtare. Pasi ka qëlluar Mustafën, autori është larguar me motoçikletë në rrugën “Marshall Tito”. Siç njoftojnë nga UP-ja, me denoncimin e ngjarjes, menjëherë është vendosur bllokadë e qytetit, ndërsa policia po ndërmerr taktika të gjera operative dhe masa e veprime teknike për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Në polici është shoqëruar një person, që dyshohet se ka gisht në vrasje. Efektivët janë duke e marrë në pyetje të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë. Në pranga ra Dino Ibrahimovic.

Edmond Mustafa2
Edmond Mustafa2

Oficerët e Sektorit Kundër Krimit kanë vënë në dispozicion të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Jug” të gjitha masat sa i përket burimeve njerëzore dhe pajisjeve teknike, për kryerjen e masave dhe veprimeve zbuluese në drejtim të vërtetimit dhe zbardhjes së rastit.

Hetimet do të drejtohen nga një prokuror i Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb