Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje thotë se si pasojë e flakëve, janë djegur një makinë dhe një motorr që ndodhej pranë. Shërbimi i zjarrëfikëseve ka punuar intensivisht për shuarjen e flakëve, ndërsa policia u bëri thirrje banorëve të largohen nga banesat. Aktualisht, flakët janë shuar ndërkohë që grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
(Balkan Web)
