Disa detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin në dy automjetet e djegura nga flakët në Shkodër mbrëmjen e 9 dhjetorit. Sipas burimeve njëri mjet, një ‘Fiat Punto’, është në pronësi të shtetasit Zamir Popriva, ndërsa tjetri, një ‘Benz Vito’, në pronësi të shtetasit me inicialet Z. K., 42 vjeç.

Grupi hetimor dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Pak metra larg vendit të ngjarjes është gjetur një shishe me benzinë, e cila po analizohet për të përcaktuar nëse ka lidhje me incidentin.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: