Ylli Brahimi, 46-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar në Milot, teksa u vra miku i tij Klisman Preçi kishte njohje e miqësi me 23-vjeçarin Brilant Martinaj, i cili u vra dhe u dogj brenda makinës në masakrën e Fushë-Krujës.

Këtë e dëshmon dhe prania e tij në ceremoninë e varrimit të Briland Martinaj. Makina e blinduar e Brahimit, “Land Chrysler-i me targa Shkupi e cila mbrëmë u bë shoshë nga plumbat në Milot, ka qenë në varrimin e Martinaj.

Brahimi dyshohet se ishte dhe shënjestra e atentatit të djeshëm, teksa një nga pistat e hetimit për zbardhjen e ngjarjes është dhe lidhja me masakrën e Fushë-Krujës ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb