Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si është realizuar marrja e godinës së News24, duke e cilësuar atë një akt të paligjshëm dhe antikushtetues.

Në një intervistë për News24, Teliti theksoi se detyra e gazetarëve është mohuar në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë.

“Detyra e gazetarëve është mohuar në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë. Është bërë normë në Shqipëri që disa vendime gjykate, nëse nuk i pëlqejnë dikujt, të mos respektohen. Kjo është tërësisht e pakonceptueshme. Juve gjykata ju dha të drejtë, dhe sërish iu mohua e drejta, edhe pse keni një vendim gjykate”, u shpreh Teliti.

Ai shtoi se për pasojat e kësaj situate, News24 do të ketë të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara, ndërsa akuzoi kreun e KAYO-s, Ardi Veliu, si personin që vendos arbitrarisht “se kush hyn e kush jo në godinë”.

Teliti paralajmëroi se përgjegjësia financiare e këtyre vendimeve do t’i bjerë në fund qytetarëve shqiptarë, të cilët “do të paguajnë për faturat e abuzimeve”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb