Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili qartëson se detyra mbi detyrat e opozitës në vazhdimësi duhet të jetë lufta kundër kapjes së shtetit.

Sipas tij, pa luftuar kapjen e shtetit, çdo hap tjetër është varrosje e mundësisë për demokraci dhe funksionim të parlamentarizmit, drejtësisë, tregut të lirë apo konkurrencës së ndershme në Shqipëri.

Ai rikujton se opozita duhet të ketë në qendër të betejës 3 detyra, luftën kundër kapjes së drejtësisë, zgjedhjeve dhe ekonomisë.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

BETEJË PA KOMPROMIS KAPJES SË SHTETIT, KJO ËSHTË DETYRA MBI DETYRAT E OPOZITËS!

Kapja e shtetit nga Rama dhe rilindja do te thote shkaterrimi i demokracise, i thelbit te pluralizmit, qe siguron balancen dhe kontrollin dhe i çdo vlere tjeter qe do ti bente shqiptaret te ndiheshin mire ne atdheun e tyre.

Çdo lufte opozitare fillon nga këtu!

Pa luftuar kapjen, çdo hap i metejshem eshte varrosje e çdo mundesie per nje demokraci te vertete dhe funksionimit te parlamentarizmit, per barazi perpara drejtesise, per treg te lire dhe konkurence te ndershme ne Shqiperi.

Kapja e Drejtesise, Zgjedhjeve dhe Ekonomise eshte TRINOMI i rrembimit te shtetit nga Rama dhe rilindja ndaj:

1.Hetimi i dhe nxjerrja deri ne nje e pergjegjesive te rilindjes per shkaterrimin dhe bllokimin e Reformes ne Drejtesi si dhe autoreve rilindas me Ramen ne krye te kapjes e Drejtesise eshte detyre kryesore e opozites.

2.Hetimi deri ne fund i zgjedhjeve te 25 prillit dhe nxjerrja e pergjegjesive shume te renda, qe bien mbi Ramen ne vecanti dhe rilindjen ne pergjithsi per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte detyre mbi detyrat e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe interesi kombetare dhe ai privat.

3.Hetimi deri ne fund i Koncesioneve shkaterrimtare te miratuara nga Kuvendi Njepartiak 2019- 2021 eshte detyre dhe detyrim madhor ndaj shqiptareve per zbardhjen e grabitjes me te rende, qe i eshte bere interesit publik dhe kombetar ne keto tridhjete vite pluralizem dhe ku afera si Porti i Durresit te kundershtuar me force edhe nga BE si dhe ligjet e komisionuara nga oligarket jane kulme te kapjes se shtetit.

Hetimi deri ne fund i kapjes se shtetit dhe identifikimi i te gjitha pergjegjesive penale dhe politike, qe bien mbi Ramen dhe rilindjen eshte rruga e vetme e aksionit te vertete te opozites

Shmangia nga keto tre ceshtje madhore, qe jane kapja e drejtesise, kapja zgjedhjeve dhe kapja e ekonomise permes koncesioneve e grabitjeve kriminale te parave dhe ibtetesit publik ne teresi eshte realisht krijimi i alibive per legalizimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama, qe do te thote vazhdim i rrënimit te vendit, shpopullimit dhe ç’kombetarizimin te tij.

Vetem ne kete menyre do te forcohet dhe rritet besimi i popullit tek opozita dhe integriteti moral i saj per mbrojtjen deri ne fund te interesit publik dhe kombetar nga kapja dhe asgjesimi rilindas.

Kjo eshte edhe rruga e mundesia e vetme edhe per krijimin e nje lloj besimi se parlamentarizmi mund te funksionoje dhe se marreveshjet per reforma te caktuara edhe mund te kene shanse, qe te funksionojne ne te ardhmen.

#LUFTËPAKOMPROMISKAPJESSËSHTETIT

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb