Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i cili dha dorëheqjen ditën e djeshme, ka folur për mediat pak para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.

Në një prononcim të shkurtër, Dredha u shpreh se vendimi i tij ka qenë i menduar prej kohësh dhe theksoi se pavarësisht dorëheqjes, ai mbetet i angazhuar për të mirën e qytetit të tij të lindjes.

“Ka kohë që e mendoj. Dashuria për Vlorën nuk shteret. Jam djalë Vlorë dhe do të vijoj të kontribuoj për të”, u shpreh ai.

Dredha shprehu besim se Bashkia do të drejtohet nga një ekip i denjë dhe se ai vetë do të mbështesë maksimalisht drejtimin e ri.

“Jam i sigurt që do të ketë një ekip shumë të mirë për të çuar përpara Vlorën. Do ta mbështes sa të mundem ekipin që do të krijohet. Socialist kam lindur dhe i tillë do mbetem”, tha Dredha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb