Një dhelpër e zezë është parë në rrugë e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos i afrohen.

Banorët në Vale of Glamorgan, Uells, e panë atë mëngjesin e djeshëm pasi u ‘arratis’ nga pronari i saj.

Dhelprat e zeza, të cilat nuk janë endemike në Mbretërinë e Bashkuar dhe tepër të rralla, e kanë origjinën nga Amerika e Veriut, ku një në dhjetë dhelpra është e zezë.

Dhelpra besohet të jetë e zbutur dhe madje mund t’u afrohet njerëzve, por sipas autoriteteve kjo nuk duhet që të lejohet, për arsye sigurie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: