TIRANE– Kryeministri Edi Rama nuk i kursen ironitë, batutat, por dhe sugjerimet kur bëhet fjalë për komentuesit e tij në ‘Facebook’.
rama 1
Takimi i tij me të rinjtë sot në Apolloni është bërë objekt diskutimi, ndërsa të shumtë kanë qenë komentet e qytetarëve. “Ata që ty të thonë ik luaj fabulën ‘Dhia me kecat dhe ujku’ por harroni që edhe kali ju ngordhi, ata i rrini sipër nuk humbet ti, humbet populli”, thotë qytetari.
rama 2
E menjëhershme ka qenë dhe përgjigja e kreut të qeverisë, i cili i sugjeron komentuesit që të mësoj të shkruaj shqip dhe më pas të gjykojë. Mes të tjerash, Rama nuk kurseu ‘thumbat’ për ‘çadrën e lirisë’, ndërsa ai shton se ajo të than trurin.
Rama 3
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: