Dhimbje në familjen e aktores Lisa Kujofsa, vajza e aktorit Fadil Kujofsa. Mësohet se aktorja ka humbur sot të motrën, Ani Kujofsën. Lajmin e hidhur e dha dhënë vetë aktorja përmes në postimi në rrjetet sociale.

“Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj… Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!

Miq, nëse në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” ( ish lidhja e shkrimtarëve) në drejtim të varrezave të Sharrës. Me hidhërime familja Kujofsa”, -shkruan aktorja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb