Dhjetëra mijëra rusë që ikën në Turqi pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, janë zhvendosur në vende të tjera vitin e fundit, sipas një raporti të ri.

Reuters thotë se ata që janë shpërngulur janë shkaku i leje qëndrimeve dhe kostove në rritje të jetesës.

Turqia, fqinji i Rusisë në Detin e Zi një anëtar i NATO-s  u shfaq si një magnet për rusët pas pushtimit në muajin shkurt të vitit 2022, me Stambollin dhe resortin mesdhetar të Antalias të dyja ndër opsionet e preferuara.

Disa prej tyre kishin kundërshtuar pushtimin, të tjerët po përpiqeshin të mbronin veten dhe bizneset e tyre nga një valë sanksionesh perëndimore të vendosura ndaj Moskës duke përfshirë ndalimin e udhëtimit për rusët në pjesën më të madhe të Evropës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: