Gjatë një interviste në “Studio 24”, Ervin Salianji ngriti shqetësimin për skandalet e mazhorancës.
Gjatë intervistës, Salianji tha se është alarmante fakti që flitet për shumë skandale më i fundit ai me Ballukut, dhe ajo se çfarë duhet të bëjmë është të reagojmë.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se është i korruptuar moralisht dhe politikisht.
“Ka zënë poshtë 50 mln euro qeverinë, Edi Rama dhe Belinda Balluku. Kemi dy herë abuzim. Pavarësisht se ne paguajmë njerëz, sisteme për të kursyer para nga publiku, ne këtu kemi një gjë që janë të gjitha kot, sepse vullneti Ramës dhe Ballukut përcakton se kush do jetë fituesi. Një prej drejtoreshave të rëndësishme ishte në SPAK. Patë ju ndonjë reagim nga opozita? Shqetësimi im është se kemi 10 ministra të dënuar, 15 kryetar bashkie të dënuar , zyrtarë të lartë që janë kapur me korrupsion. Rama është i korruptuar, politikisht , moralisht. Tani shqetësimi im është çfarë përfiton PD në këto raste? A duhet që ne shoqëria të na besojë ne, që ne jemi kundër këtij modeli korruptiv. Shqetësimi im është që ne nuk përfitojmë”, tha ai.
