Dhjetëra efektivë policie u kanë bërë bllokadë gazetarëve të Focus Group, News24 dhe Panorama që të hyjnë në ambientet e punës, sikurse vendosi një ditë më parë gjykata e Tiranës.
Autori i Vetting, Ardian Bushi është nxjerrë me forcë nga ambientet e News24, pasi sipas tij, i kanë kërkuar të jetë i zhveshur.
‘Na kërkojnë që të hyjmë në institucion të zhveshur, e kuptoni ça bëhet”, tha gazetari Ardian Bushi.
Absurdi qëndron në faktin se në një kohë kur policia duhet të ishte aty në mbrojtje të ligjit dhe respektimin e vendimit të gjykatës, është shndërruar sot në vegël të Ardi Veliut dhe kompanisë së tij KAYO.
Në vendimin e saj, gjykata ka sqaruar arsyet pse Ardi Veliu dhe kompania e armëve, KAYO është në shkelje të ligjit edhe pse pretendon pronësinë e godinës së News24.
Gjatë ditës së sotme, jo vetëm që policia ushtarake nuk lejoi gazetarët të hyjnë brenda, por urdhëroi policinë e shtetit ti largojë ata nga hyrja, madje dhe u gjobitën për mjetet e tyre të lëna jashtë godinës.
(BalkanWeb)
