Në 3 dhjetorin e 1926-ës në teatrin Nacional të Kohës në Tiranë mbahet i pari koncert recital. Ludovig Naraçi mbërrin nga Austria me profesorin e konservatorit të Vjenës Emanuel Scharfberg. 97 vite më pas në opera koncerti kujtohet si ngjarje.

“Bëri recitalin e parë në Shqipëri. Ishte 23 vjeç në vitin 1926. Erdhi në Tiranë nga Vjena e Praga dy qytetet ku zhvilloi kulturën e tij muzikore. Erdhi asokohe në një ditë të zakonshme të datës 3 dhjetor 1926”,- tha maestro Zhani Ciko.

Violinisti Naraçi, më vonë do të bëhej një nga emrat më në zë të mësimdhënies, krahas Jorgjia Trujës, duke shënjuar brezin e atyre që ndërtuan edukimin muzikor shqiptar.

“Personalisht kam arritur ta njoh në ato vitet e hershme të Liceut Artistik. Për ne ishte një qenie mbinjerëzore dhe është një nga pionerët e artit të interpretimit në Shqipëri” tha muzikologia Zana Shuteriqi

Pjesë nga koncerti i tij për violinë, u luajtën në hollin e Teatrit të Operas, ndërsa matineja përkujtimore synon të sjellë në vëmendje nismëtarët e artit në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: