Eksperti Tomi Kallanxhi në një lidhje live në “Studio 24” ka zbuluar se personazhi më i klikuar për vitin 2025 nga shqiptarët.

Sipas tij, top search është bërë emri i biznesmenit Ergys Agasit, në arrati pas shpalljes në kërkim nga SPAK për skandalin e tenderave në AKSHI.

“Njeriu më i kërkuar sot është Ergys Agasi. Kjo kurbë tregon se piku ka qenë data 16 dhjetor, kur ka plasur skandali. Më pas në datën 22 kishte të dhëna të reja dhe tani situata është në rënie. Tirana Durrësi dhe Lezha janë qytetet që kanë pasur më shumë interes, ndërsa Kukësi dhe Dibra janë dy qytete më pak të interesuara”, tha ai.

Capture
Capture

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb