Avokatët dalin kundër kodit të ri penal. Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia gjatë një konference për shtyp deklaroi se drafti parashikon dënime represive si në kohën e komunizmit.

“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese”, u shpreh Haxhia.

Në emër të avokatëve Haxhia paralajmëroi vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese.

Më herët, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela doli kundër ndryshimeve në Kodin Penal. Ai e cilësoi draftin e propozuar nga Ministria një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb