Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Unioni i Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Stiftung, Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, partnerë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, në kuadër të Ditës së Diasporës, zhvilluan në Tiranë një event gala, të titulluar “Bright Minds Albanian Worldwide Awards 2022”. I ftuar nderi në këtë event të bukur ishte edhe Presidenti i “Focus Media Grup”, z. Irfan Hysenbelliu. Mbrëmja gala, nisi me himnin kombëtar, e më pas, fjalën e mori kryetari i Dhomës së Tregtare të Diasporës, Ardian Lekaj, i cili tregoi se sa e rëndësishme është kur bizneset shqiptare bëhen bashkë.

Ndërsa, nënkryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Elizabeta Katiaj, nënvizoi rëndësinë që kanë këto takime për të gjithë shqiptarët në të gjithë botën.

Kryetari i Guvernatori Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet Dr. Shefki Hysa, foli mbi gjurmët që kanë lënë shqiptarët kudo në Botë, dhe ftoi kryegjyshin Botëror Baba Mondi, për t’i dhënë medaljen e artë “Gjeneral i Paqes Dwight D.Eisenhower, biznesmenit filantrop, Lazim Destani, për gjithë kontributin e tij…..

Si një event që i përket traditës së përvitshme, ky moment shënon një arritje të rëndësishme për sipërmarrësit, inovatorët, profesionistët, filantropët shqiptarë kudo ndodhen në Shqipëri dhe Diasporë, e njëkohësisht kurorëzon përkushtimin dhe angazhimin e tyre në fusha të ndryshme te jetës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: