NGA: ENRIK MEHMETI*
Firmat e te qytetit bregdetar po pësojë ndër krizat më të mëdha të kohëve të fundit ku pas stopimit të ndërtimeve, numri i punonjësve në këtë sektor ka rënë ndjeshëm duke e ulur numrin e krahut të punës nga 5000 punëtorë në më pak se 1000.

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Arben Breshani shprehet se kjo situatë mund të ishte përmirësuar nëse firma të qytetit do ishin angazhuar në projekte publike por aktualisht asnjë prej tyre nuk po punon në asnjë projekt të tillë. Kjo gjë është reflektuar dhe te shumë familje të cilat si burim jetese kanë pasur pikërisht punën në këto firma ndërsa shumë mjete po amortizohen për shkak se kanë vite të tëra pa punë.

Sipas Breshanit është nevoja që të angazhohen për mos të shkaktuar mbylljen apo falimentin e tyre pasi aktualisht si specialiste, mjete apo materiale janë të paralizuara. Breshani shton se në të gjitha projektet si Lungomare, By-Pass apo projekte të tjera mund të kishin cilësi akoma më te mirë nëse do angazhoheshin kompani vendase.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: