Dhuna ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha është kthyer në temë diskutimi në komisionin e Ligjeve.

Deputeti Asllan Dogjani ka bërë thirrje për zbardhjen e të vërtetës, ndërsa tha se për sa kohë që sulme të tilla ndodhin në mes të ditës në një zotë të populluar si ajo e ish-Bllokut, ndaj një avokati e pedagogu, tregon se bandat e krimi nuk kanë frikë nga ligji.

Ndërkohë kryetarja e Komisionit, zonja Bushka tha se nuk duhet dalë në konkluzione, ndërsa shtoi se organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën.

Pjesë nga diskutimi:

Dogjani: Bandat e krimi nuk kanë frikë nga ligji
Qytetarët janë të pasigurt kur krimi godet në mes të Bllokut ndaj një avokati, mendoni se çfarë mund të ndodhë ndaj qytetarëve të thjeshte
Dënoj sulmon dhe autorët të vihen para përgjegjësisë penale, ndryshe kështu siç po veprohet, që qytetarët po detyrohet të bëjnë vetëgjyqësi sepse rendi nuk zbatohet, shqiptarët po detyrohen të largohen nga vendi.

Bushka: Thirrje organeve të nxjerrin para përgjegjësisë fajtorët, pa dalë ne në konkluzione. Jam e bindur që organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën. Uroj që zoti Mëngjesi të rikuperohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb