Shefi i Organizimit në PD-në e Rithemelimit Klevis Balliu, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka komentuar dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Balliu theksoi se qeveria i ka dhënë dorë krimit. Sipas tij, situata në Shqipëri ka degraduar, derisa një avokat rrihet me sende të forta në mes të ditës.
Klevis Balliu: Sokol Mëngjesi është avokat i Sali Berishës. Kemi një qeveri që i ka dhënë dorë krimit, që të goasë intelektualë. Shqipëria ka degraduar, sepse goditet një avokat në mes të ditës. Sot vlerën në shoqëri e kanë marrë trafikantët, shokët e Burim Damit dhe jo intelektualët.
Opozita ka treguar se çdo akuzë e ka vërtetuar. Edhe për Tahirin është thënë që nuk kishte lidhje me Halilajt dhe doli ndryshe. Politika dhe kronika e zezë janë bërë një dhe kjo është për të ardhur keq.
(d.xh – Balkanweb)