Dhuna u ul “këmbëkryq” sërish në futbollin shqiptar, teksa sot në  kampionatin U-21, në ndeshjen mes Erzenit dhe Partizanit, në stadiumin “Tofik Jashari” pati përleshje fizike mes lojtarëve të të dy skuadrave. Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë me dije se 2 futbollistë të ekipit të kuq kanë përfunduar në spital. Policia sqaron opinionin publik se organizatorët nuk njoftuan për këtë takim.

Njoftimi:

Shijak

Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb