Avokati dhe aktivisti Gentian Alimadhi në një deklaratë për programin e drekës në News 24, përballë Ola Brukos deklaroi se gjuajtja me vezë ishte simbolike, ndërsa reagimi i policisë nuk ishte proporcional.
Ai tha se policia nuk duhet të kishte dhunuar protestuesit pavarësisht se deputetët janë njerëz me imunitet.
Alimadhi deklaroi se Shqipëria ngjan me një monarki federale dhe Edi Rama po bën të njëjtën gjë si Emver Hoxha duke eliminiuar zërat kritikë dhe ka lënë rreth vetes vetëm njerëz pa integritet.
“Gjuajtja me vezë ishte simbolike. Figurat e deputetëve janë me imunitet, por reagimi ishte disproporcional sepse s’ka nevojë që njerëzit të tërhiqen zvarrë.
Policia duhet të ishte aty për të mbrojtur deputetët, burra apo gra qofshin të çdo partie.
Duheshin ndalaur personat, por jo në atë mënyrë.
Për mendimin tim ishte reagim i rëndë, jo në proporcion me gjuajtjen me vezë.
Kemi një monarki feudale dhe kryeministri aktual po ndjek të njëjtat metoda si Enver Hoxha, ka spastruar PS-në nga zërat kritikë dhe po rrethohet nga njerëz mediokër dhe Zegjinera.
Rama rri në mes dhe ka rreshtuar ushtarët e tij: Zegjinenë dhe të tjerat që e shohin si Skënderbe, që të vriten për të.
Kur të bjerë dëshmore Zegjineja, do thotë ra dëshmorja e parë.
Më bëri përshtypje strategjia dinake e Taulant Ballës kur thotë se protesta nuk e mund dot PS-në, pse e personalizon me PS-në kur protesta nuk është as kundër PS as PD sepse ato janë pasuri kombëtare, por të mbushura me mediokër”, tha ai.
