Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj mediave të grupit “Focus media”.
Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se reprezalja në ditë fundjave, pa paralajmërim, është një akt brutal që mohon një të drejtë themelore kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, të drejtën për t’u informuar.
“Ky është një tjetër sulm i hapur ndaj një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë, medias së lirë, e cila është kusht themelor për integrimin në Bashkimin Europian.
Me Edi Ramën nuk ka demokraci, nuk ka liri, nuk ka të drejta, nuk ka integrim!”, shkruan Vokshi.
Postimi i plotë:
Fytyra e vërtetë e një narko-regjimit!!!
Sot, në orët e para të mëngjesit, dhuna shtetërore përsëritet në median kombëtare më të madhe.
Sic e ka zakon i pabesi Edi Rama, në ditë të shtunë, pa gdhirë, pa vendime gjykate, pa paralajmërim, urdhëron policinë të ushtrojë raprezalje në godinën ku ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Bllokohen gazetarët dhe stafi, hiqet energjia elektrike, ndërpritet sinjali televiziv.
Ky është një akt brutal që mohon një të drejtë themelore kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, të drejtën për t’u informuar.
Kjo është fytyra e vëretë e një narko-regjimi që tmerrohet nga fjala e lirë dhe e pavarur.
Ky është një tjetër sulm i hapur ndaj një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë, medias së lirë, e cila është kusht themelor për integrimin në Bashkimin Europian.
Me Edi Ramën nuk ka demokraci, nuk ka liri, nuk ka të drejta, nuk ka integrim!
