LUSHNJE- Policia e Lushnjes arrestoi sot 3 vëllezër nga Lushnja që rrahën barbarisht motrën e tyre 60-vjeçare, por fill pas kësaj “BalkanWeb” mëson detaje të tjera për konfliktin që plasi në familjen Koroveshi.

Burime të BalkanWeb thonë se, tre vëllezërit, Astrit Koroveshi, 42 vjeç, Pëllumb Koroveshi, 53 vjeç, Ilmi Koroveshi, 49 vjeç dyshonin se motra kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë arsye e kanë ndjekur në çdo lëvizje që bënte.

Ngjarja e sotme, sipas dëshmitarëve, ndodhi në një rrugë pranë lokalit ku 60-vjeçarja ishte duke pirë kafe me një tjetër person në Lushnje.

Por përkundër veprimit të vëllezërve, bashkëshorti i 60-vjeçares ka deklaruar në polici se ai vetë nuk ka asnjë dyshim për tradhti dhe ka kërkuar nga kunetërit që të mos e përndiqnin më bashkëshorten e tij.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: