Në qarkun e Kukësit kanë ndodhur disa ngjarje të rënda ditët e fundit.

Një rast dhune në familje është regjistruar në fshatin Has, ku një burrë është arrestuar pas kallëzimit nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. Po ashtu, një tjetër rast ka ndodhur në fshatin Lusën, ku një person u procedua për parkim të gabuar, duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë, një shpërthim i një bombole gazi ka shkaktuar dëme materiale dhe ka lënduar një grua në qytetin e Krumës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton këto raste për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Njoftimi i policisë:

DVP Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Has, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 42 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj. Kallëzuesja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Lusën, pasi me automjetin që ka parkuar në mënyrë të parregullt, ka penguar qarkullimin e automjeteve të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Has/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, në depon e banesës së shtetases Sh. D., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: