VLORA

Tre persona janë arrestuar në Sarandë e Vlorë për vepra të ndryshme penale. 42-vjeçari D.H, ka rënë në prangat e Policisë pasi ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Nga ana tjetër një 26-vjeçar me banim në Berat u arrestua pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur në Vlorë.

Po ashtu dhe një 28-vjeçarpo drejtonte mjetin pa leje në Vlorë dhe gjithashtu u arrestua nga Policia.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen D. H., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– G. R., 26 vjeç, banues në Berat, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur;

-M. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar mjetin  pa leje drejtimi.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb