Dy persona janë ndaluar në Fier e Lushnje për dhunë në familje. Një 53-vjecar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë ndaj bashkëshortes. Ndaj 53 vjecarit me inicialet H.M gjykata në Lushnje kishte caktuar ndaj tij dënimin me 8 muaj burg për për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sakaq specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë 57-vjecarin me inicialet H.L, pasi në fshatin Drenovë Fushë, Mallakastër, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij, shtetases Sh. L., 48 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: