Kuzhinieri i njohur, konkurrenti i “Master chef Albania” Indrit Çela, 39 vjeç është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës në vendin e quajtur Ura e Gjolës pasi kishte dëmtime të shumta.

Indrit Çela për punonjësit e policisë dhe stafin mjekësor të kësaj qendre ka deklaruar se është përfshirë në aksident me një automjet i cili është larguar nga vendngjarja, por kjo nuk i ka bindur efektivët e policisë të cilët dyshonin se Çela ishte i përfshirë në një sherr.

Indrit Çela kishte dëmtime në kokë e fytyrë dhe pamjet e marra nga News24 mbrëmjen e kaluar janë vetëm pak minuta pasi ngjarja ka ndodhur nuk tregojnë shenja aksidenti.

“JOQ Albania” ka publikuar dhe disa fragmente të rrahjes brutale që disa të rinj i bëjnë kuzhinierit. Ngjarja ka ndodhur mbi urë në aksin Fushë-Krujë- Rinas – Vorë.

Nuk dihen shkaqet apo autorët e këtij konflikti dhe as motivi pse Çela ka deklaruar që është përfshirë në aksident dhe nuk ka treguar që është dhunuar nga disa të rinj duke fshehur ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb