DURRËS

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 52-vjeçarin G. S.

Ky i fundit, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të mitur, 13 dhe 15 vjeç.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin:

G. S., 52 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç”, njofton policia.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: