ITALI – Një 25 vjeçar shqiptar, pa dokumenta në Itali, është arrestuar nga policia për dhunë fizike ndaj një adoleshenteje. Sipas Magazine24.it, 25 vjeçari ra në pranga pas denoncimit nga një prostitutë nigeriane 17-vjeçare.
Shqiptari pasi e kishte dhunuar prostitutën, kishte tentuar të largohej, megjithatë arratia e tij nuk zgjati shumë. Karabinierët mundën të binin në gjurmët e tij, i cili nuk kishte një banesë fikse, por qarkullonte në një provincë të Milanos.
Sipas raportimit të policisië, shqiptari kishte rënë dakord për të marrë shërbimet nga prostituta nigeriane për pak para, por në fund ai nuk pranoi t’i paguante asnjë qindarkë.
Pasi e kërcënoi shqiptari e dërgoi nigeriane në një zonë të izoluar, ku dhe ushtroi dhunë ndaj saj.
Pas trajtimit në spital për plagët e marra, nigeria vendosi që të denoncojë shqiptarin, i cili tashmë ndodhet në një burg në San Vittore në Milano.
(e.f/BalkanWeb)
