Portieri i skuadrës së futbollit të “Tërbunit” ka përfunduar në pranga.
Polica bën me dije se në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, 22-vjeçari ka dhunuar një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (portier i skuadrës së futbollit “Tërbuni”), pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës”, thuhet në njoftim.
