Dhunuan me sende të forta një 61-vjeçar, për motive të dobëta, ndalohen 2 autorët e dyshuar, me precedentë të mëparshëm kriminalë. Bëhet fjalë për shtetasit Ermal Sakaj dhe Kaludio Nurçaj. Dje61 vjecari Kozma Kukli u dhunua fizikisht nga dy persona që janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur përballë tregut të Çoles. Kozma Kuklit i kanë ardhur në ndihmë banorët e zonës, njoftuan ambulancën dhe policinë.

I moshuari është dërguar në spitalin e Vlorës për mjekim. Mjekët treguan se 61-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë dhe syrin e djathtë e cila i rrezikon shikimin. Siç shihet edhe nga pamjet, këmisha e 61-vjeccarit ishte e gjakosur pësoi dëmtime të rënda për shkak të goditjeve që e lanë të shtrirë në trotuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: