Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Mariela dhe Antonela Berishën.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Mariela Berishën  dhe 3 vite shërbim prove për Antonela Berishën.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për dy motrat Berisha do të konvertohej përfundimisht përkatësisht në 2 vite burg dhe 2 vite shërbim prove.

Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje ndaj modeles Klea Prenga.

Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb