Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tre të rinjve të shpallur më herët në kërkim, në lidhje me ngjarjen e datës 13 ku u godit me mjete të forta dhe u plagos shtetasi me inicialet E. K., 18 vjeç, si dhe u dëmtua automjeti i tij.

Pas hekruave ranë shtetasit F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç, si edhe një shtetas i mitur 17 vjeç.

Pas konsultimit me Prokurorin e rastit, është vendosur që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe vënien para drejtësisë së shtetasit N. D., i dyshuar si i përfshirë në të njëjtën ngjarje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: