Dhurata Çupi, kandidate për deputete nga Partia Demokratike, e ftuar në emisionin Log. në News 24, shprehu besimin e saj për një fitore të mundshme të partisë që përfaqëson në Tiranë. Ajo theksoi se ka besim të plotë se PD do të fitojë më shumë se 50% të mandateve, duke fituar rreth 18 deri 19 mandate.

Çupi theksoi gjithashtu mbështetjen e fortë që po merr nga qytetarët programi i Partisë Demokratike. Ajo bëri me dije se do të angazhohej deri në ditën e fundit të fushatës për të shërbyer dhe kontribuar në forcimin e PD, një angazhim që e ka pasur për 34 vite. Në lidhje me sistemin e “listës së hapur”, ajo nënvizoi se kjo formë e fushatës e detyron kandidatin të jetë më afër njerëzve, duke zhvilluar një komunikim intensiv me qytetarët, derë më derë, rrugë më rrugë.

Dhurata Çupi: Demokratët do të votohen nga qytetarët e Tiranës. Unë kam besimin se do të fitojmë mbi 50% të mandateve rreth 18 më 19 mandate.

Së dyti ka një frymë mbështetjete të qytetarëve për programin e Partisë Demokratike, për opiztën në tërësi dhe unë do bëj beteëjn time elektorale deri në vptën e fundit dhe deri në ditën e fundit. Do ti shërbeëj PD siç kam qenë 34 vite në PD.

Lista e hapur të detyron të komunikosh më shumë, derë më derë, rrugë më rrugë kam takuar pafund qytetarë.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: