Kryetarja e Aleancës së Grave Parlamentare njëherazi deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas raportit të Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018-të.

Çupi përmes një postimi në  rrjetin e saj social “Facebook”, shkruan se të paktën 20 mijë shqiptarë po  trajtohen si skllevër, ndërsa bën fajtore qeverinë.

Deputetja demokrate thekson se kryeministri po u merr dinjitetin qytetarëve, teksa shton se shqiptarët nuk duan lëmoshë apo nëpërkëmbje.

Postimi i plotë

Sipas Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018, i Fondacionit Ëalk Free, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara.

Ku te paktën 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër të kohëve moderne, e për këtë “meritat” i ka qeveria që “po merr masat’ që të varfërojë gjithnjë e më shumë Të dhënat e këtij indeksi i  referohen cështjeve si trafikimi i njerëzve, puna e detyrueshme, martesa e detyruar, apo shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve.

Në këtë mënyrë e rilindi Shqipërinë Edi Rama,duke u sjellë si PASHA në tokën e tij ndërsa po i detyron të shkojnë nga sytë këmbët popullin e tij.

Nuk e di nëse kryeministri ka lexuar të dhëna të tilla alarmante, por di që edhe po ta lexonte nuk I bën përshtypje. Kjo sepse ai skllavërimin ndaj të pamundurve e ka mënyrë qeverisjeje; duke I blerë shqiptarët në cdo palë zgjedhje Rama, u merr dinjitetin, dhe u lë vetëm frymën për të jetuar.
Shqiptarët duan punë, dinjitet e mirëqenie

Shqiptarët nuk duan lëmoshë dhe nëpërkëmbje. Me politikat e ndjekura në këto 5 vite qeveria , jo vetëm që eshte treguar e pamëshirshëme ndaj të pamundurve, duke u hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve, por edhe kur punojne, ata vërtetë nuk munden të paguajnë taksat e kripura cmimet e larta të ujit e dritave.
Duhet te ndergjegjesohemi te gjithë së bashku çdo ditè jo vetèm sot si dita ndërkombëtare e luftēs kunder skllavërimit modern.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb