Gjithçka është e mbyllur, është thjeshtë çështje firme: Dybala dhe Juve do të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre deri në 2026. Në Itali nuk kanë asnjë dyshim mbi këtë pjesë, madje mediat ditë pas ditë zbulojnë detaje të ndryshme. Agjenti i Dybala pritet të zbarkojë sërish në Torino këto ditë për të mbyllur gjithçka më “Zonjën e Vjetër”, dëshira e palëve është që firma mbi kontratën e re të vijë brenda këtij viti. Nga kontrata e re, Dybala do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.

Ajo që shqetëson në këto momente është çështja Morata. Sulmuesi spanjoll ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm, nuk është më përcaktues, edhe ndaj Geona kishte të paktën tre raste të pasta për gol, por në asnjë moment nuk u tregua i saktë. Zëvendësimi i tij në sfidën e fundit solli dhe një përplasje verbale me trajnerin Allegrin ku i kërkonte këtij të fundit arsyet e zëvendësimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Është e qartë që Morata nuk është aspak i qetë, por në të njëjtën kohë nuk janë të kënaqur me rendimin e tij as drejtuesit e klubit, një situatë e tensionuar që mund të sjell largimin e spanjollit. Vetëm 5 gola deri në këtë pikë të sezonit janë shumë pak për një sulmues.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb