Rikthimi në dialog duket i vështirë për Kosovën e Serbinë, por jo i pamundur. Gjithsesi fillimisht duhet të pranohen disa kushte të përcaktuara nga të dyja palët.

Kosova nga njëra anë kërkon vetëm reciprocitet mbi targat. Kurti e ka bërë të qartë që Serbia duhet të veprojë njësoj si Kosova, pra të mbajë targat ose ti heqë ato.

Nga ana tjetër Serbia ka katër kërkesa. Asosacioni i komunave serbe, leje për të vendosur forcat speciale të Kosovës në Veri, regjistrimin e dy kompanive energjitike për të furnizuar me energji elektrike në veri të Kosovës si dhe aktgjykimi kundër Ivan Todosijeviçit ku kërkohet që në panelin e apelit dy duhet të jenë serbë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb