Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë sot Prishtinën. Sipas njoftimit nga MPJ e Greqisë, thuhet se Dendias do të zhvillojë një takim me presidenten, Vjosa Osmani. Takimi mes tyre do të nis në orën 11:00.

Më pas ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili do të shtroi edhe një drekë për ministrin grek. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Prishtinë më 20.12.2022. Në fund Dendias do të ketë takim edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla.

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kujtojmë se kohëve të fundit ministri grek ka shpeshtuar vizitat e tij në Kosovë. Vizita e tij e fundit ishte më 20 dhjetor të vitit 2022. Gjatë vitit që lamë pas ai kishte qëndruar për vizitë në Kosovë edhe gjatë muajit qershor. Dendias kishte vizituar vendin tonë edhe në tetor të vitit 2020 dhe në qershor 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb