Partia e Ramush Haradinajt, AAK ka zhvilluar një mbledhje pas marrëveshjes Kosovë- Serbi në SHBA si dhe takimeve në Bruksel për dialogun.
Nënkryetari i partisë, Ardian Gjini ka bërë me dije se është diskutuar për koalicionin qeverisës, por nuk është marrë vendim për largim apo qëndrim në të.

Gjini thotë se AAK do të kërkojë që disa detaje të dialogut Kosovë- Serbi të rishihen pasi duhet përgatitje më e mirë për negociatat. Ai theksoi se në koalicionin qeverisës e vetmja pikë e diskutueshme dhe e ndjeshme është pikërisht dialogu dhe jo të tjerat.

“Aleanca do të insistojë që disa detaje qenësore të dialogut të shihen edhe një herë., Pavarësisht që ne kemi kërkuar që njohja e ndërsjellë të jetë pjesë e dialogut, ajo është qenësore. Kosova duhet të përgatitet më mirë negociata. E vetmja pikë e cila mundet me qenë diskutabile në koalicionin tonë është dialogu me Serbinë. Sot kemi diskutuar për dialogun dhe dialogu është pika më e ndieshme e koalicionit. Ne jemi në koalicion qeverisës po në të njëjtën kohë jemi një parti serioze e cila me seriozitet i trajton këto pika”, u shpreh ai.

Pikërisht edhe krisja në koalicion erdhi për dialogun, ku Haradinaj doli haptazi kritik ndaj Hotit. Madje para marrëveshjes së SHBA, Haradinaj kërcënoi se nëse nënshkruhej marrëveshje për Liqenin e Ujmanit me Serbinë, atëhere AAK do të largohej nga qeveria. Madje lideri i LDK, Isa Mustafa zbuloi se më 4 shtator Haradinaj i kishte bërë të ditur dorëheqjen e 2 ministratve të tij në qeveri.
Por më pas situata u përmbys, kur Mustafa i bëri me dije se marrëveshja për Ujmanin do të nënshkruhej vetëm me SHBA, dhe jo me Serbinë, dhe se Liqeni si burim energjetik do të përdorej nga të dyja vendet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb