Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Fillimisht ai mbërriti në ndërtesën e qeverisë së Kosovës, ku u prit nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Gjithashtu pritet që Sorensen të tokohet edhe me liderë të opozitës në vend.

Kjo vizitë e tij vjen menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dhe pasi vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për vazhdimin e mandatin diplomatit danez Peter Sorensen në këtë post edhe për së paku dy vjet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: