Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips është shprehur kundër idesë për shkëmbim të territoreve, ndërkaq kërkoi nga politik-bërësit në Kosovë të mos diskutojnë rreth kësaj teme.

Ai këto komente i bëri përmes një video-lidhje në konferencën akademike ndërkombëtare me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”, organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës,
“Gjëja tjetër që ne kemi harxhuar shumë kohë për ndryshime territoriale apo ndërrime territoriale. Kjo ka qenë një ide shumë e keqe që nga fillimi dhe akoma është ide e keqe dhe nuk dua të vazhdoj kjo ide. Projekti i Millosheviccit ka qenë kjo për të krijuar një shtet të tillë dhe Serbia nuk duhet të jetë në gjendje që të arrijë për të krijuar në negociata në tavolinën e bisedimeve atë që nuk ka arritur të bëjë spastrimin etnik në kohë lufte.

Kjo duhet të hidhet prapa neve dhe politikanët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm që mos të rinovojnë diskutimet për ndryshime territoriale apo shkëmbime territoriale është një propozim që është bërë dhe më nuk duhet të bëhet”, tha ai. Phillips është shprehur kritik për zgjatjen e dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se gjithnjë ka munguar një agjendë e qartë për këto bisedime. Sipas tij, edhe marrëveshjet e arritura të cilat nuk po gjejnë zbatim asnjëherë nuk kanë arritur ta prekin çështjen kryesore që është arritja e një marrëveshje për njohje reciproke. “Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie të madhe. Jam kritik ndaj dialogut pasi ka zgjatur shumë, ka munguar qartësia. Agjenda e këtyre bisedimeve asnjëherë nuk është definuar qartë.

Është folur shumë për ruajtjen e pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetin bazuar në njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe nuk mund të injorojmë faktin se kanë kaluar 10 vjet që keni negociuar me marrëveshje të ndryshme për tabela dhe çështje të tjera, por kurrë nuk kanë prekur çështjen kryesore që prek dy vendet.

Negociatat e këtyre marrëveshjeve të vogla nuk na ka ofruar në objektivin e fundit e që është njohja reciproke që në fakt mund të pengojë realizimin e atij synimi”, tha ai. Siç njofton KP, David Phillips në adresimin përmes video-lidhjes tha se Serbia po bënë lojëra me dialogun dhe vetëm po tenton që ta vonojë atë. Ai tha se në dialog duhet të adresohet edhe çështja e personave të zhdukur, pa të cilën vështirë se do të ketë një pajtim i vërtetë.

“Strategjia e Serbisë në negociata nuk është te njohja reciproke. Serbia po luan një lojë të gjatë, të madhe që vetëm të promovojë vonesa duke shpresuar që komuniteti ndërkombëtar do ta humbë atë interesin dhe Serbia akoma nuk e ka pranuar se e ka humbur Kosovën si rezultat i krimeve të Millosheviccit dhe që Kosova më nuk do t’i kthehet Serbisë dhe që duhet të ecën përpara dhe që kjo të ndodhë duhet të implementohen marrëveshjet aktuale, por duhet t’i adresojmë çështjet emocionale.

Janë ende mbi 1600 të zhdukur. Derisa ka mungesë të llogaridhënies dhe informacionit se çka ka ndodhur me këta persona të zhdukur, do të jetë e vështirë të kemi pajtim të vërtetë dhe pajtimi duhet të bazohet në një marrëveshje finale për njohje reciproke kështu që duhet të adresojmë çështjen e personave të zhdukur”, tha Philips.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: