Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për ‘’Al Jazeera’’ ka siguruar se ‘non papers’ nuk do të jenë pjesë tryezës.

Osmani ka siguruar se Kosova di çfarë të shmangë, dhe një prej tyre është dhe Aventura e rrezikshme e ndryshimit të kufijve.

Sipas saj, Kosova me Serbinë nuk negocion mbi çështjet e kufijve ose sovranitetin e Kosovës.

Më 15 qershor mbahet takimi i parë Kurti-Vuçiç i cili pritet të shënojë fillimin e dialogut, edhe pse skena politike është tepër e ‘nxehtë’, për shkak të akuzave e kërcënimeve të ndërsjellta.

 

”Ne dimë çfarë të bëjmë dhe dimë çfarë të shmangim, dhe një nga aventurat e rrezikshme që do të shmangim me çdo kusht është ajo që lidhet me ndryshimet e kufijve Siç e dini, ne kemi qenë një zë i fortë i ideve dhe aventurave të tilla pasi ato do të destabilizonin jo vetëm Kosovën por tërë rajonin”. Është absolutisht jashtë diskutimit dhe një ide e tillë nuk do të jetë në tryezën e dialogut. Institucionet e reja të Kosovës që vijnë për zgjedhjet në 14 Shkurt kanë një mandat të qartë për të mos negociuar mbi çështjet e kufijve ose sovranitetin e Kosovës ose rregullimin e brendshëm.

Ne do ta respektojmë plotësisht atë mandat. Për më tepër, unë do të doja të theksoja se këto letra nuk janë fare të rëndësishme. Ne duhet të kemi vetëbesim, sepse e dimë që kjo është një ide e rrezikshme, nuk kemi nevojë për një ‘non-paper’ për të na treguar se çfarë të bëjmë. Ne dimë çfarë të bëjmë dhe dimë çfarë të shmangim, dhe një nga aventurat e rrezikshme që do të shmangim me çdo kusht është ajo që lidhet me ndryshimet e kufijve’’- tha Osmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb