Përfaqësuesi i BE për Politikën e Jashtme dhe Siguri Josep Borrell, ka deklaruar se qëllimi i takimit urgjent që do të mbahet sot në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, është gjetja e një zgjidhjeje dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bashkimi Europian ka konfirmuar ditën e sotme takimin mes dy liderëve, Borrel dhe përfaqësuesit të unionit për dialogut, Miroslav Lajçak.

“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të Dialogut Beograd-Prishtinë me Kryeministrin e Kosovës  Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, le të mos i largohemi më një menaxhimi të përhershëm të krizës. Në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve”, shkroi Borrell në një postim në Twitter.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: