I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë takuar këtë të mërkurë në Forumin Ekonomik në Davos.

Në një postim në Twitter, Lajçak ka zbuluar zbuluar detaje nga takimi.

Ai theksoi se me kreun e qeverisë së Kosovës, veç të tjerash kanë pasur një diskutim të thelluar për hapat e ardhshëm në dialog në mënyrë që të arrihet  normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak pritet që gjatë kësaj jave të vizitojë Prishtinën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: