Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Gjatë këtij takimi, presidenti Vuçiç përsëriti se Serbia vazhdon të përpiqet për një zgjidhje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme në dialogun me Prishtinën dhe se mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja mënyrë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura.

Nga ana e tij i dërguari special, Sir Stuart Peach tha se do të bashkëpunojë me partnerët nga BE dhe SHBA për të mbështetur dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb