Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Bremenit, në Gjermani.
Duke publikuar pamjet e takimit përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli shprehet se diaspora ka fuqinë të përmbysë korrupsionin dhe të hapë një kapitulli të ri për Shqipërinë.
“Në Bremen, mes shqiptarëve të jashtëzakonshëm që me punë dhe përkushtim ia kanë dalë në emigracion, por që zemrën e kanë gjithmonë në atdhe. Një takim i ngrohtë, plot emocione dhe dashuri për Shqipërinë. Bashkë për të mos e lënë vendin tonë në harresë! 🇦🇱❤️ #Diaspora #ShqiptarëtNëBotë #BashkëPërShqipërinë” Diaspora është fuqia e permbysjes së korrupsionit dhe e hapjes së një kapitulli për një Shqipëri të drejtë.
Faleminderit Enea Bardhaj për organizimin e këtij takimi kaq të ngrohtë e të veçantë.
Faleminderit të gjithë motrave e vëllezërve shqiptarë që bënë edhe 350 km me ardh në takim në Bremen.
Zoti bekoftë familjet tuaja”.
View this post on Instagram
(BalkanWeb)
