Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon të qëndrojë në SHBA. Ajo është pritur nga diaspora shqiptare në Philadelphia.

Osmani ka thënë se mërgata shtëpinë e një shqiptari e shndërruan në shkollë shqipe.

“Një pritje madhështore nga mërgata jonë në Philadelphia, në shtëpinë e shqiptarit, objekt të cilin bashkatdhetarët tanë, me punë e mund, e siguruan dhe e shndërruan në shkollë shqipe. Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Osmani në Facebook.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb